“forca e një shteti matet me besimin që ka qytetari ndaj tij”

Para ca ditësh jam kthyer nga Shqiperia dhe si çdo rrugëtim të len përshtypjet e veta, vetem se nuk bëhet fjalë për një shëtitje dosido por për atheun tim të dashur (na mesonte abetaria dikur).

Mua më ishte ngulitur në koke që jemi shume dashamirès ose mikprites por në realitet ngela perseri i zhgënjyer sepse duket sikurse edhe një buzëqeshje duam ta shesim dhe jo ta dhurojme.                

Persa i perket anes politike ku ju lexuesit e blogut tim jeni më ekspert se mua, të gjithë komentoni qeverin Berisha 2 por në këte aspekt mua më lindin ca pyetje. A meriton populli Shqiptare të kete ca perfaqesues më të mire se ata që kemi ku jemi në vete që shesim shprehjen/zgjedhjen më të lirë dhe më të shenjte që Zoti na ka dhuruar ose që votojme për tifozllik dhe jo për pëlqim të një programi politik? (persa i përket programeve politike ishin ca batuta ku thonin që të gjitha partite në Shqiperi kane një program të përbashket: VJEDHJEN).

Ekonomista të medhenjë botëror thone që forca e një shteti matet me besimin që ka qytetari ndaj tij, por në rastin e shteti tone çfare ndodh? Ne nuk kemi besim në të por vetë e kemi zgjedhur, ne e kritikojme por përseri e votojme ose që na kane premtuar një vend pune (ku vendet e punes nuk vijne për meritokraci por parimi i seleksionimit është njoftësia/miqesia ) ose per arsyje parimore (dihet që jame i majte dhe nuk votoj dot ndryshe).

Me pak fjale me vjen keq ta them por vëj re qe jemi popull shume i vështire, nuk është e lehte të na gjendet melodia që na pëlqen. Dëshiroj t’ju ftoj të interpretoni foton

the proto europian pelasgic family of languages

ku ne jemi të paret që i jemi shkëputur trungut të madh Evropian dhe jo kot do jemi të fundit që do i bashkohemi kesaj peme me rrënje të lashta dhe të forta.

Thomas Jefferson thote: “Mbrojtja më e mire e një kombi janë qytetarët e edukuar.” dhe sipas meje këte edukimin duhet ta filloj nga mua duke mos u infuelncuar nga jo ndershmëria e të tjerëve.                                       https://bajrak.wordpress.com/
Annunci

Pubblicato il 2 ottobre 2009, in Senza categoria con tag , , , , . Aggiungi il permalink ai segnalibri. 10 commenti.

  1. HYSENI JULIJAN

    SHKURT,QARTE DHE BUKUR,SKAM C’SHTOJ ME TEJ. SUKSESE !!!

  2. Nje artikull shume i bukur dhe shume i sakte. Respekte

  3. Anila Xhekaliu

    Pershendetje Tonin! Shkrimi eshte shume i goditur dhe me gjetje profesionale. Pergezime!

  4. Ecurija politike e njè kombi èshtè pasqyrè e ndèrgjegjes,hapsirès karakteriale, mèvehtèsisè sè mendimit… tè popullit tè tijè! Me tè drejtè tè shqetèson ky aspekt Tonin,me tè drejtè i bènè pyetje retorike situatès,asnjè atdhedashès nuk mund tè qèndrojè indiferent. Theksoj se edhe nè shumè vende tè tjera tè botès,nè njèrin prej tyre ne jetojmè dhe punojmè tani.., pamvarèsisht nga esperienca politike qè kanè tè njè niveli shumè mè tè larta se ajo shqiptare, ndodh pothuajse e njèjta gjè.Politikanèt kurojnè gjithmonè interesat e tyre….èshtè ligj merkatoje dhe ekzistenceje. Ne(popujt) i votojmè….ne i japim besimin….pastaj ankohemi! Nuk èshtè pak kontraditore?

  5. qe politikanet me ate cka bejne kurojne gjithmone interesat e tyre jame shume dakort por do te thoja qe edhe ne me veprimet tona jua plotesojme keto kerkesa e interesa duke jua lehtesur kapricon si tju kete qejfi atyre e pse jo te mos veprojne keshtu ata kur gjejne budadhenje si puna e ketij populli.

    Qe ky popull nuk eshte me dashamires dhe mikprites nuk jam dakort , ne kete rast ja ke futur kot

  6. engjell gishti

    Tonin, personalisht une nuk besoj tek ajo peme. Besoj se eshte sh e vjeter, e nuk pasqyron drejt pozicionin tone. Studimet e verteta mbi historine e gjuhen tone mund te thuash se sapo kane filluar. Kam bindje se shpejt do vertetohet se ne nuk jemi aq larg popujve evropian, sikurse jane psh greket. Besoj se shpejt ne do jemi ne ate degen e forte pak me lart nga ku jemi shkeputur me nje degez tonen natyrisht.
    Sa per artikullin urime, por duhet thene se ne shqiptaret bejme sh pak per te penguar te keqen.Kemi nje sjellje sh lindore (ne kete pike) dhe aspak perendimore. Ne itali ndodh krejt e kunderta psh (ndryshe nga ce mendon mikesha jone). Politikanet meslletare jane njesoj hajdute, por ama ketu merr pjese ne votime 85% e pop duke mos lejuar qe fatin e tyre ta vendose nje grup militantesh qe votojne thjesht per interesa personale. Per me shume ketu media (Vespa psh) e therret Berluskonin ne studio e i thote: “firmos ketu kontraten tende me italianet” e pastaj e therret cdo 6 muaj per te pare ecurine. Ne Al tone te dashur, kryeredaktoret qe su japin as rogen gazetareve, jane edhe me hajdute se politikanet, keshtu qe dua te them aty is menderosur gjiyhcka; mbreteron nje moral i neveritshem

  7. urime per artikullin……….shoh qe je pak pesimist ne lidhje me progresin e atdheut tone. mendoj qe kemi nevoje per njerez optimist dhe qe sjellin nje fryme te tille…….a mendon ti te kthehesh dhe te jetosh ne AL ndonje dite??????A mendon qe ti do jesh neser nje prej tyre ne parlament apo kudo tjeter??????????/………….mendo dhe vepro sikur ti te jesh AI qe sjell ndryshim……………

  8. eshte e leht te japesh opinione nga nje kendveshtrim i larget..nese e perjeton nga afer duke e jetuar ashtu si ne” nuk te ofrohet ndonje zgjidhje me e mire…eshte nje rreth i ter,i ndikuar nga shume faktor te jashtem.
    po ti referohesh thenies tende: nje buzeqeshje qe sikur duam ta shesim dhe jo ta dhurojme” eshte pikerisht ajo qe na ofrohet ne cdo hap qe hedhim…pupulli ka harruar te buzeqesh natyrshem,por ket gje e ben vetem nen ndikimin e interesave…qesh aty ku nuk duhet te qesh dhe hesht aty ku duhet te ngrej kryet…
    mikpritja eshte e kycur shume thell ne shpirt,nuk eshte se nuk exziston,por vetem se jemi te imponuar nga njeri -tjetri te mos e respektojme me si dikur…eshte vetem intresi i keqinterpretuar nga te gjithe ne…
    Qeveritaret,qe mua personalisht vetem te till nuk me duken…jane duke i helmuar filizat e rinj ne ate menyre sa neser do arrijme te shofim nje tjeter berish te pasqyruar pa e kuptuar anjeher sesi…

  9. Me vjen keq qe je zhgenjyer nga atdheu yne i famshem i mikpritjeve,aq te lashta sa kohet e bajronit.Megjithate me pelqeu shume shkrimi,i cili mu duk teper i sinqerte,dhe jam dakort me ty per shume gjera.Popullin shqiptar e mbeshtjell nje mantel servilizmi dhe interesi,pa te cilen nuk ben dot.Nese ne si popull kemi te drejten e votes,dhe jemi sovran,sepse askush nuk mund te shpif duke then se ska te drejte vote,do te thote se kemi ne dore fatin tone.dhe cdo qeveri qe vjen ne pushtet eshte pergjegjesi e jona.Nese ne nuk i jap qeverise mbeshtetjen dhe besimin qe i nevojitet,si mund te ecim perpara?Si mund te ecim perpara kur edhe mbeshtetesit e nje partie te caktuar politike,e braktisin idene e tyre rruges per 50mije leke.Une si qytetare e denje e republikes se shqiperise mbeshtes qeverine e ndryshimit,dhe i jap besim te plote.por kjo qeveri me kete lloj populli e ka shume te veshtire.sepse shqiptaret nuk duan progres,kenaqen kur i mashtron,kenaqen me katraura dhe mitingje,dhe 1 here ne 4 vjet duan te provojne gjera te reja

  10. Urime per shkrimin,me pelqeu shume,je shume i sinqerte dhe jam dakort ne disa gjera me ty Tonin.Ne Shqiperi ka vetem dy parti dhe dihet qe ata kane simpantizantet e vet.Dhe eshte mese llogjike qe qe te gjithe e kane mendjen tek xhepat e tyre.Te them te verteten edhe un po te kisha pak pozite ( jo vetem un por kushdo keshtu mendon) do te te mendoja nje here per interesin tim dhe pastaj do te vazhdoja punen per interesin e te tjereve.Persa i perket kesaj qeverie un e kam dashur vete dhe e kam votuar dhe i jap mbeshtetjen time dhe kam shume besim qe do t’i realizoje ato detyra.Per sa i perket kultures nuk di se ç’fare te them nuk dim akoma rregullat me elementare te qarkullimit,ecim aty ku s’duhet me ec dhe jo me te futemi ne europe ne.Duan te na futin ne europe por jo qe jemi gati.Persa i perket buzeqeshjes them se nuk na mungon,sepse deri tani vazhdojm po me ato tradita,me vone si dihet kushedi kur te futemi ne europe do te behemi dhe ne si ata qe do te shikojm vetem deren e shtepise tone .

Rispondi

Inserisci i tuoi dati qui sotto o clicca su un'icona per effettuare l'accesso:

Logo WordPress.com

Stai commentando usando il tuo account WordPress.com. Chiudi sessione / Modifica )

Foto Twitter

Stai commentando usando il tuo account Twitter. Chiudi sessione / Modifica )

Foto di Facebook

Stai commentando usando il tuo account Facebook. Chiudi sessione / Modifica )

Google+ photo

Stai commentando usando il tuo account Google+. Chiudi sessione / Modifica )

Connessione a %s...

%d blogger hanno fatto clic su Mi Piace per questo: