Archivio mensile:settembre 2009

Meditim mbi atdheun tim

Meditimi im eshte se si do jete shqiperia ne te ardhmen, por per te matur te ardhmen nevojitet analizimi i ecurise se saje deri ne ditet e sotme. Ne radhe te pare me shqeteson fakti i mediave dhe i istitucioneve te pavarura qe une nuk arrij ti gjej se ku ndodhen apo nuk di ti dalloj ndoshta edhe per pranine e tepert.

Meqe kendveshtrimi im mund të mos pelqehet nga te gjithë deshiroj të nenvizoj qe pikepamja ime eshte e nje emigranti i cili eshte larguar nga atheu 10 vjet me pare ne kerkim pune/fati per te krijuar nje të ardhme te cilen atdheu nuk ja mundesonte.

Sot mbas 10 vjetesh kthej koken mbrapsht dhe veshtroj ecurine dhe prespektivat qe premtojne qeveritaret tashme me esperience 20vjeçare demokracie. Perpara zgjedhjeve me bente pershtypje qe fushata u bazonte ne akuza per rivalet e tij politike dhe jo ne prezantimin e nje programi ku dimostrohen zgjidhjet e problemeve qe presin persona te afte dhe te ndershem per ti perballuar.

Edhe mua si shume emigranteve te tjere mu dha mundesia per te votuar perfaqesuesin tim ne parlament dhe me pelqeu fakti qe ne krahasim me zgjedhjet e shkuara me rezultuan me trasparente dhe me me pak incidente.

Vlersoj edhe faktin qe partite kryesore secila ne menyren e saj, ka bere ndryshime duke afruar kandidate te rinje dhe te gjithe jemi te nje mendimi qe te rinjt jane me koerent dhe nga ata duhet te filloje permirsimi.

Pas shume kohe siç nuk ndodh ne asnje vend te botes dolen ca rezultate dhe Berisha po vazhdon te mbaje karrigen e liderit me bashkpunimin e politikanit qe sot shume shqipetare po e konsiderojne te pabese sepse gjate fushates kishte theksuar qe vota per LSI eshte vota kunder Berishes. Mua me rikujtohet edhe gjesti i tij jo shume burrerore kur para ca vitesh sulmoj kryetaren e parlamentit zonjen Topalli.

Me vjen keq kur perfaqesuesi zhgenjen zgjedhesit duke mos u permbajtur idealeve per te cilet eshte preferuar dhe ndoshta ne rastin e Ilir Metes personat qe jane zemeruar kane goxha te drejte.  Gjithsesi kendveshtrimi pozitiv eshte formimi i nje qeverie ne bashkpunim me opoziten e cila ne shikim te pare paraqet difekte, difekte qe mund te sjellin thyerjen e asaj qe po ndertohet, ose nese do vazhdoje funksionimi mund te kete edhe efekte pozitive ku per frike ose per lavderim sforcohen te punojne seriozisht dhe ndershmerisht.

Me keqardhje shikoj qe meritokracia nuk eshte fjale qe ben pjese ne fjalorin shqiptare dhe ne vend te saj gjithcka nderthuret  me gradat e afrimitetit dhe njohesise qe qytetaret kane me politikanet. Shpresoj qe se shpejti bashkatdhetaret e mije te fillojne ndryshimin pikerisht nga vetvetja meqe sloganet, politikanet Shqiptare e kane te veshtire ti mbajne.

%d blogger hanno fatto clic su Mi Piace per questo: