© [ MY BLOG www.bajrak.wordpress.com ]

"Ai miei lettori di ieri e di oggi, grato per la loro speciale attenzione."

Fytyra e re e katolicizmit Shqiptar në Itali…

Pubblicato da bajraktari su 7 Novembre 2009

Adorato da tempo, il culto di Madonna Scutari è diventato un mito nel 1467. Secondo la leggenda,  la Madonna di Scutari, un affresco molto antico di Santa Maria  con Cristo in braccio, abbelliva la chiesa di Madonna che si trovava al ingresso della città, si staccò dal muro e volò verso ovest per fuggire dalla macchia islamica, durante l’assedio di Scutari dagli eserciti ottomani. Il pellegrinaggio miracoloso dell’affresco si trova in una piccola città vicino a Roma, Genazzano.

I adhuruar që herët, kulti i Zojës së Shkodrës u shndërrua në mit në vitin 1467. Sipas legjendës, Zoja e Shkodrës, një afresk i hershëm i Shën Mërisë me Krishtin në krahë, qëZoja e Shkodres zbukuronte kishën e Zojës në të hyrë të qytetit, u shkëput nga muri dhe fluturoi drejt perëndimit, për të shpëtuar nga njollosja islamike, gjatë rrethimit të Shkodres nga ushtritë osmane. Shtegtimi i mrekullueshëm i afreskut përfundoi në një qytezë te vogël pranë Romës, Genazzano, ose Gjenacanë, siç e thërresin besimtarët katolikë shkodranë.
Në Gennazzano, si edhe në lokalitetin e quajtur Castiglione Tinella, në rajonin e Piemontit, kulti i Zojës është adhuruar pandërprerje, prej pesë shekujsh. Këto njëzet vitet e fundit edhe më fort se më parë, falë valës së re të emigracionit Shqiptar, për anëtarët e së cilit Zoja e Shkodrës është shndërruar në një simbol shumë të rëndësishëm. “Edhe ajo, ashtu si ata,” thotë don Pasquale, duke shpjeguar suksesin e kultit të Zojës ndër emigrantët Shqiptarë “është një pelegrine, e cila i ndjek bijtë e saj në emigrim.”

Fytyra e re e katolicizmit Shqiptar në Itali

Kulte të hershme, pra dhe tradita shekullore, por besimi katolik ndër Shqiptarët e Italisë ka sot edhe një fytyrë të re, atë të qindra të rinjve e të rejave, studentë e punëtorë që kanë përqafuar rishtaz fenë e Krishterë. Ashtu si mjeku i ri Andrea Skanjeti, i cili, së bashku me të motrën Anamarinë, gjithashtu e diplomuar në Universitetin e Torinos, drejton tashmë prej disa vitesh grupin e të rinjve katolikë Shqiptarë të qytetit.
“Vetëm në kishën e Romës që i është caktuar bashkësisë Shqiptare,” pohon don Pasquale, “këtë viti kemi 13 kandidatë për t’ju bashkuar fesë së krishterë. Ndërsa në Torino, disa vite më parë, ndër 30 të pagëzuar natën e Pashkëve, 20 syresh ishin Shqiptarë.”
Komuniteti katolik Shqiptar në Itali luan një rol të rëndësishëm për imazhin e mbarë bashkësisë Shqiptare. “Shpesh është diskutuar mbi identitetin kulturor në dhe të huaj, mbi vështirësitë që janë hasur sa herë personat janë deklaruar shqiptarë, pasi paragjykime të pamotivuara e kishin pështjelluar e bërë të vështirë integrimin edhe në vendin e punës,” thotë don Pasquale. “Sot, këto paragjykime janë kapërcyer e në shumë raste janë shndërruar në lavdërime për ta, aq sa në shumë vende ata duhen e falenderohen. Krenaria dhe shpresa pra, zgjedhohen së bashku me foljen “integroj”, aq sa ta bëjnë bartëse të një limfe të re jetësore edhe në Kishën italiane.”  (nga F. Gjoka)

Lascia un commento

XHTML: Puoi usare questi tag: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <pre> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>